Monday, May 18, 2026

Sekretari i VV-së shkon në Skenderaj për ta takuar Hysni Mehanin: Sulmet dhe presionet nuk e ndalin ndryshimin

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka qëndruar sot në Skenderaj së bashku me anëtarë të shtabit zgjedhor qendror të kësaj partie.

Sipas Ramës, delegacioni është mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj dhe kandidati për deputet, Hysni Mehani, bashkë me kryesinë dhe shtabin zgjedhor lokal.

Në reagimin e tij, Rama ka folur edhe për sulmin ndaj Mehanit, duke thënë se presionet dhe kërcënimet nuk mund ta ndalin ndryshimin.

“Ata që ende besojnë se grushti mund ta zëvendësojë argumentin politik dhe se presioni mund ta ndalë ndryshimin, duhet ta kuptojnë se çdo sulm e kërcënim vetëm sa e forcon më shumë vullnetin qytetar për ecje përpara”, ka deklaruar ai.

Rama e ka cilësuar Hysni Mehanin si shembull të qëndresës dhe dinjitetit, duke shtuar se LVV-ja do të vazhdojë rrugën drejt ndryshimit, zhvillimit dhe sigurisë në gjithë Kosovën.

“Sulmet dhe presionet nuk e ndalin ndryshimin, përkundrazi, vetëm sa e bëjnë më të qartë se sa i domosdoshëm është ai”, thuhet mes tjerash në reagimin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer