E shtunë, 20 Prill, 2024

Shifra të frikshmë: Bie numri i nxënësve në shkollat e Drenicës

Shpërnguljet e mëdha të popullsisë nga vendet rurale në ato urbane, dalja jashtë Kosovës dhe rënia e natalitetit, ka ndikuar që shumë shkolla të komunave të Kosovës në viset rurale të mbesin më pak nxënës, madje disa prej tyre edhe të mbyllen. Numri i nxënësve që vijojnë mësimet në shkolla nëpër vende rural në vitet e fundit ka rënë. Këtë statistikë e konfirmon edhe instituti gap.

Sipas këtyre statistikave, rënie të madhe të numrit të nxënësve ka edhe në rajonin e Drenicës përkatësisht në shkollat e qytetit të Skenderajt dhe Drenasit, transmeton portali rajoni.org.

“Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134,366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3%. Rënie të madhe të numrit të nxënësve ka në komunën e Skenderajt (-40%) dhe Drenasit (-29%)”, thuhet në njoftimin e GAP.

Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014.

“Sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHT publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori. Në krahasim me vitin shkollor 2013/2014, në vitin shkollor 2021/2022, numri i mësimdhënësve ka rënë për -1%, numri i personelit ndihmës është rritur me 6%, ndërsa numri i personelit administrativ ka rënë për -3%”, thuhet tutje në raport.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer