E enjte, 9 Maj, 2024

Shpërthejnë pakënaqësitë e qytetarëve për punësime, kërcënojnë direkt kryetarët e komunave

Brenda dhjetë ditëve dy kryetar të komunave në Kosovë janë kërcënuar nga qytetarët. Me 21 dhjetor ishte kërcënuar kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ndërsa ditën e djeshme ai i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Të dyja këto lidhen me pakënaqësitë e qytetarëve për punësime.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ishte i kanosur në sheshin e këtij qyteti.

Rahimaj ishte kërcënuar teksa ishte në afër të një restoranti, aty është përballur me një qytetar.

I dyshuari është kapur me Rahimajn duke i kërkuar llogari lidhur me një çështje për procesin mësimor të vajzës së tij.

Ai e kishte bërë përgjegjës kryetarin se pse vajza e tij e punësuar si mësimdhënëse nuk ka marrë orë.

Pas raportimit të incidentit, i dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ishte iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Kërcënimi ndaj kryetarit të Vushtrrisë

Vetëm dhjetë ditë pas rastit të kryetarit Rrahimaj, është kanosur edhe kryetari i Vushtrrisë. Edhe kërcënimi ndaj tij kishte të bënte me punësime.

Ferit Idrizi është kërcënuar nga një person, përmes telefonit. Idrizi për Insajderin tha se personi i dyshuar është ndaluar nga policia.

Ndërsa bëri të ditur edhe arsyet e kërcënimit, që sipas tij ka të bëj me një konkurs punë.

“Po rasti ka ndodh dje, përmes telefonit jam kërcënuar, lidhur me një konkurs punë në shkolla, atij ia ka marrë mendja që ne i kemi fajet“, tha Idrizi për Insajderin.

Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin përmes raportit 24 orësh.

“Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer