E martë, 23 Prill, 2024

Shtatzëna që u aksidentua dje në gjendje kritike, flet mjeku

Gruaja shtatzënë e cila u aksidentua mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Ajo është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Kliniken Universitare të Kosovës (QKUK).

Për gjendjen e saj foli mjeku kujdestar, Mentor Alimusa, i cili tha se ajo ka pësuar politraumë.

“Gjendja e saj vazhdon të jetë kritike për jetën. Ka pësuar politraumë, pra lëndime të rënda në mushkëri, këmbë, dorë dhe abdomen”, deklaroi Alimusa për Telegrafin.

Ndërkaq, sa i përket fetusit, ai tha se momentalisht gjendjen e ka stabile, por varet nga gjendja shëndetësore e nënës.

“Sot e ka vizituar gjinekologu dhe momentalisht gjendja është stabile. Megjithatë, varet nga gjendja shëndetësore e nënës”, u shpreh tutje Alimusa lidhur me gjendjen e fetusit.

Ndryshe, në aksidentin tragjik që ndodhi në hyrje të Shtimes humbën jetën katër persona, ndërsa të lënduar mbetën gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga tri veturat e përfshira për arsye deri më tani të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera, të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka njoftuar se njëri nga viktimat është 21-vjeçar, tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçar.

Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, duke e ka quajtur të mërkurën ditë të kobshme. Ai shprehur ngushëllime për humbjen e katër të rinjve.

“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, është shprehu

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer