Vërtet ajo çka po ndodh në mirëmbajtën e pronave publike në Komunën e Skenderajt është mjaft shqetësuese e posaçërisht e parqeve, transmeton portali rajoni.org.
Pas publikimit të një shkrimi të rajonit dje për gjendjen e këtyre parqeve në qytetin tonë, sot kanë arritur shumë fotografi që tregon vërtet një gjendje të mjerueshme të këtyre hapësirave gjelbëruese pra qe tregojnë mjerimin, huliganizmin por edhe mungese e dorës se shtetit sepse të shkatërrosh një vendë për të cilin janë dhënë mjete të konsiderueshme të taksapaguesve, në një shtet normal ishte dashtë të jetë veper penale.
Ato pamje në parkun Amerikanë në Skenderaj që gjendet afër 200 metra larg komunës dhe po aq nga stacioni policor, më shum i ngjajnë një vendi te mbeturinave se se një vend relaksi, të cilin edhe për kundër kësaj gjendje po e frekuentojnë akoma njerëz të pasionur mas natyrës.
Siç na tha njëri nga këta vizitorë të rregullt të këtij parku, ky shkatërrim po ndodh më së shumti nga nxënësit e shkollës profesionale në Skenderaj të cilët këtë po e bëjnë në menyrë sistematike.
“Ata janë fëmijë të baballarëve të fortë që i kanë regjistru pa merita, që notat i kanë të garantuara sikur edhe punësimin. Atyre u mbetet veç të bajnë alltia dhe të sjellën dhunshëm.” tha ky bashkë bisedues për rajonin.