Sot nga MAPL është organizuar ceremonia e nënshkrimit të Granteve për Performancë Komunale, ku komuna e Skenderajt ka përfituar grant prej 1.1 milionël euro.
Në këtë ceremoni komunën e Skenderajt e ka përfaqësuar Nënkryetari Sami Lushtaku, pasi që Kryetari Fadil Nura gjendet në vizitë zyrtare në ShBA, transmeton VeriuInfo.
“Komuna e Skenderajt është fituese e Grantit të Performancës Komunale për vitin 2022, në vlerën e 1,161,321.36 euro, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe performancës së shfaqur gjatë vitit raportues. Në ceremoninë e organizuar me rastin e ndarjes së granteve, ku edhe është nënshkruar marrëveshja e grantit, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Sami Lushtaku, duke e përfaqësuar Skenderajn në mesin e 11 komunave përfituese të grantit të performancës”, thuhet në njoftimin e komunës.