Një ngjarje të rëndë ka ndodhur dje në një gurthyes në fshatin Qirez të të Skenderajt.
66 vjeçari Vesel Zejnullahu nga fshati Llaushe i Komunës së Skenderajt kishte humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti, pasi që dyshohet se e ka zënë ekskavatori, shkruan portali rajoni.org.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet me Ikindi 14:44 në varrezat e Zejnullahve në fshatin Llaushë në Skenderaj.