E enjte, 2 Maj, 2024

Sytë sonte nga Barça-PSG, Dortmund kërkon përmbysjen ndaj Atletico Madrid

Sot do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Champions League, garës më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve.

Dy duelet që do të zhvillohen të martën mbrëma, Borussia Dortmund-Atletico Madrid dhe Barcelona-Paris-Saint-Germain do të japin dy klubet që më pas do të luftojnë për një biletë në finalen e madhe të kësaj gare.

Ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00.

Në ndeshjen e parë, Dortmundi pësoi disfatë nga Atletico me rezultatin 2-1 në Spanjë, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme që zhvillohet në Gjermani.

Sfidë tepër e zjarrtë pritet të jetë ajo që zhvillohet në ‘Camp Nou’, me Barcelona dhe PSG që do të përplasin “brirët”.

Pesë gola u shënuan në ndeshjen e parë, me fitoren që i takoi katalanasve me rezultatin 3-2.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer