SPORTI

Të paktën 25 fëmijë të lënduar pas përplasjes së autobusit me një kamion në Gjermani

Dhjetëra persona mbetën të lënduar pasi një autobus u përplas me një kamion në shtetin Baden-Württemberg në Gjermaninë Jugperëndimore të premten, raporton DW.

Policia ka bërë të ditur se shumica e të lënduarve ishin të rinj, ku të paktën 25 prej tyre ishin fëmijë.

Përplasja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin e Biberach, pasi shoferi i autobusit kaloi në korsinë e kundërt.

Autobusi më pas u përplas me një kamion. Policia tha se arsyet e hyrjes së gabueshme të shoferit të autobusit ishin ende të paqarta. Shoferi u plagos rëndë.Një helikopter është vendosur për të transportuar drejtuesit e të dy mjeteve drejt klinikave./GazetaZëri/

//BODY PART STICKY - Implement into the footer