E martë, 16 Prill, 2024

Tentim vrasje në një pyll : Qëllohet me armë zjarri një 50-vjeçar, tre të rinj e rrahën dhe ia morën veturën

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur sot, në një pyll në fshatin Baicë të Drenasit, ky një 50-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga disa të rinj, të cilët dyshohen se edhe e rrahën. Viktima tashëm ndodhet në QKUK, kurse të dyshuarit akoma s’janë kapur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i dyshuari është pranuar në këtë qendër me plagë në kokë, që i pësoi pasi u gjuajt me armë nga të dyshuarit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima i mori dy të rinjtë me veturën e tij dhe vazhduan për në pyll, ku dyshohet se u sulmua fizikisht për motive ende të panjohura.

Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit ia morën veturën 50-vjeçarit dhe u larguan në një drejtim të panjohur.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërkohë që të dyshuarit janë shpallur në kërkim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer