E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Tjetër skandal nga Drejtoresha e Gjimnazit “Hamëz Jashari”, po lëshon dokumente që dyshohet së po shërbejnë për falsifikim

Një dokument fillimisht duhet t’i ketë të dhënat dhe krejt në fund vulën dhe nënshkrimin. Por kështu nuk ka ndodhur një gjimnazin “Hamez Jashar”.

Portali Rajoni.org e ka siguruar një dokument, saktësisht një fletëkalim, i cili ka vulë e nënshkrimin, i cili mbetet vetëm që të mbushet. Normalisht, vula dhe nënshkrimi nga drejtoresha e kësaj shkolle, Giesela Shala, do të duhej të ishte dhënë pasiqë drejtoresha të ishte siguruar se të dhënat janë të sakta.

Mirëpo ajo në dokumentin që posedon rajoni.org ka vendosur vule dhe nënshkrimi pa e ditur për cilin nxënës është fjala, duke lënë mundësi të madhe për keqperdorime. Pasiqë një nxënës me një dokument të tillë mundet me shku me u regjistru në gjimnazet tjera edhe pa qenë fare nxënës i gjimnazit “Hamëz Jashari”. Madje, ka zëra që i kanë thënë portalit tonë që kjo edhe ka ndodhur.

Portali ynë nuk është hera e parë që raporton për skandale në këtë shkollë, kujtojmë përplasjen e profesorit me drejtoreshën në prani të nxënësve ditë më parë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer