E mërkurë, 24 Prill, 2024

Tre vëllezër e rrahin djalin e xhaxhait e bëjnë për spital

Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze. Policia ka intervenuar në shumë raste të tilla, ku të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë. Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Vushtrri, por këtë herë sherri ka plasur mes fëmijëve të dy vëllezërve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur dje në mesditë kur një 30-vjeçar u sulmua derisa ishe duke shkuar te shtëpia, kur papritmas u përballë me djemtë e xhaxhait të tij.

Sipas informacioneve të para, viktima është sulmuar fizikisht dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka u dërgua fillimisht në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Sinjali mëson se konflikti mes tyre që kaloi në sulm fizik lidhet me disa mosmarrëveshje të mëhershme që palët kanë pasur mes vete në familje. Tre të dyshuarit kanë vendosur që hesapet t’i qërojnë duke e rrahur viktimën, por që përfunduan në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë tre të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer