Ermal Panduri, moderator i “Debat Plusit” dhe Lirim Mehmetaj, analist në këtë emision, janë përplasur ashpër në emisionin e fundit, ku diskutohej Maqedonia e Veriut.
Gjithë përplasja nisi pas një pyetje të Pandurit në drejtim të Zijadin Selës, njërit prej udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët, parti në Maqedoni të Veriut.
“A e keni tradhtuar ju Albinin?” – ishte pyetja e Pandurit.
“Mos bon pyetje palidhje bre” – ishte ndërhyrja e Mehmetajt.
“Të lutem, mos bën cilësime të pyetje mua…qekaq”– ishte përgjigja e Pandurit, duke shtuar se “kush je ti me m’gjyku”.
“Trus” – i thotë Panduri Mehmetajt, i cili nervozohet pas kësaj fjale.
“Qysh the? Kujdes me fjalorin, hera e parë dhe e fundit që përdor asi lloj fjalësh për mua.” – tha Mehmetaj, ndër të tjera.
“Në studion time jo” – ia ktheu Panduri, ndërsa Mehmetaj theksoi se “s’çan trapin ku jam në studio”, e cila përplasje fillon nga minuta 1 orë e 25 minuta.