E shtunë, 27 Prill, 2024

Vajza që tentoi t’i jap fund jetës dyshohet se u shtyt drejt vetëvrasjes nga një 19-vjeçar, shpallet në kërkim i dyshuari

Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje përbën vepër penale dhe dënohet me burgim. Nëse kjo vepër kryhet ndaj të miturve, atëherë dënimi shkon deri në 10 vjet burgim. Por nëse vetëvrasje vetëm është tentuar, atëherë dënimi mund të zbutet. Për një rast të tilla, ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas një rasti të denoncuar gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 18-vjeçare, e cila para disa ditësh kishte tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar medikamente, që ia përkeqësuan gjendjen shëndetësore. Për pasojë, ajo përfundoi në QKUK dhe fatmirësisht shpëtoi.

Por gjithë kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se i parapriu presioni që vajza ka ka tash e një kohë nga një person, i moshës 19-vjeçare, i cili i ka shkaktuar shqetësim e frikë të madhe, për çka e kishte denoncuar edhe më parë në Polici.

I riu Xh.Sh., po dyshohet se nuk e ka lënë vajzën rehat duke i bërë trysni, prandaj ajo kishte marrë vendim që të bëjë vetëvrasje, për shkak të situatës që ishte rënduar deri në atë pikë dhe nuk po gjente zgjidhje.

Gjithçka që kishte ndodhur javët e fundit, vajza e ka rrëfyer para hetuesve policorë dhe ka kërkuar ndihmë, që të ndalet i dyshuari dhe të shpëtojë nga dhuna psikike që po ia shkakton, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij, teksa veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer