Të fundit:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e personit në foto, ja për çka dyshohet

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë...

Hajnat vjedhin veturën në hotel “Kosova”, ofrohet shpërblim për gjetjen e të dyshuarve (VIDEO)

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme...
- Advertisement -

Vdekje e dyshimtë Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij

- Advertisement -

Një rast i rëndë ka ndodhur sot  pasdite në një familje në Mitrovicën Veriore, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij. Viktima u gjet i vdekur i shtrirë në dhomën e saj, pasi dikush nga familjarët e njoftoi Policinë, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se pas denoncimit të rastit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas mëson Sinjali, viktima ka qenë i moshës rreth 67-vjeçare, teksa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Pasi u konstatua vdekja e tij, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

- Advertisement -

Lidhur me rastin, Policia ka marrë disa deklarata të dëshmitarëve dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -