E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vdes aktori i njohur kosovar, kishtë luajtur në shumë seriale e filma [FOTO]

Ka vdekur aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga Betim Qorraj me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook. Ai ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare.

“I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim.

Foto: Screenshot/Facebook

Xhevati ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Ai është i njohur më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.

Foto: Screenshot/Facebook

I njëjti së fundmi ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.

Qorraj vlen të ceket se i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë.

Xhevat Qorraj në serialin “Rrushe”

Ai gjithashtu nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, gjersa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer