E diel, 19 Maj, 2024

Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së

Ka vdekur Skender Hoti, ish-veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermier.

I ndjeri ka qenë nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Skender Hotit.

“Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Mbahuni të fortë! Pushofsh në paqe, Skender! Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka shkruar Latifi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer