E martë, 25 Qershor, 2024

“Veç me dorë ka reaguar”, familjari i gruas që vdiq gjatë trajtimit te dentisti tregon si ndodhi ngjarja

Baki Shala, xhaxhai i Fatonit, bashkëshortit të gruas që vdiq në Malishevë pasi shkoi për trajtim mjekësor te dentisti, deklaroi se nipi i tij dhe e gjithë familja janë të shokuar dhe të prekur shumë nga ky rast.

Për Klan Kosova ai tregoi se nipi dhe nusja kishin ardhur nga Italia për pushim në Kosovë dhe se i kishin mbetur edhe dy ditë për t’u kthyer atje.

“Ka shkuar te dentisti për ta hequr dhëmbin. Në momentin kur i ka dhënë injeksionin, ajo aty është ënjtur dhe nuk ka mundur të flasë më absolutisht. Veç me dorë ka reaguar dhe i ka humbur ndjenjat në ordinancë”.

“E kanë dërguar me emergjencë për Prishtinë, qysh flitet pa shenja jete e kane çuar atje. Ajo sëmurë s’ka qenë asnjëherë, kurrë s’ka pasur ndonjë sëmundje”.

“I ka marr në qafë fëmijët jetimë – të madhin 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”, deklaroi Shala.

Tutje ai shtoi bashkëshorti i së ndjerës është i shokuar dhe ndjehet shumë keq, dhe se me dentistin në fjalë nuk kanë pasur punë më herët, veçse e kanë dëgjuar si emër.

“Mjekësia nuk ka kujdes absolutisht, veç paret me t’i marr. Ishalla drejtësia e çon punën e vet në vend dhe të marrin masa që të mos ndodhin gjëra të tilla në të ardhmen”.

Familjari i së ndjerës bëri të ditur se e kishin lajmëruar që obduksioni tashmë është kryer dhe se janë duke u marrë vesh për orën e varrimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer