E mërkurë, 8 Maj, 2024

Vidhnin shtëpitë e bashkatdhetarëve, arrestohen tre persona në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj, pas një hetimi të gjatë që nga prilli 2023, duke përdorur masa të fshehta të përgjimeve, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar, të cilët në grup kishin kryer disa vjedhje të rënda.

Më 29 dhjetor 2023, rreth orës 17:20, hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin A.XH. (23), ndërsa sot rreth orës 07:00 janë arrestuar P.K. (36) dhe A.K. (30), nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në shtëpi banimi, kryesisht të bashkatdhetarëve dhe në disa biznese në Ferizaj, përfshirë fshatrat Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe lagjen “Panorama” në Ferizaj.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Si prova materiale janë sekuestruar tri vetura, një armë zjarri, pushkë automatike, tri armë zjarri (pistoleta), sasi e municionit, një dron, tri palë dylbi, tri radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer