Një grua ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj nën kërcënimin e armës e ka rrahur dhe a ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri.
Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
DHUNIM
Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.