Asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtrim Zeneli, është avancuar në detyrë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRUP.
Zeneli nga pozita inspektor i shkyçjes që e mbante tashmë ka avancuar në detyrë, menaxher i shkyçjes.
“Gazet Blic” ka provuar të kontaktojë me zotin Zeneli por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm deri në momentin e publikimit të lajmit.