E enjte, 2 Maj, 2024

Ylli i Arsenalit pranë kalimit në Serie A

Ishte padyshim një nga transferimet më të bujshme, në verën e vitit 2020. “Shkatërruesi” ganez, Thomas Partey kaloi nga “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, drejt “Topçinjve”, të Arsenal, për shifrën e plot 50 milionë eurove, mirëpo duket se aventura e “yllit” afrikan, në Premier League është në muajt e fundit të saj.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike marrëdhënia mes klubit dhe “shtatlartit” të mesfushës janë prishur dhe tashmë agjentët e lojtarit kanë filluar të kërkojnë, një destinacion të ri, për lojtarin e tyre dhe mesa duket e kanë gjetur, me 30-vjeçarin, i cili kërkohet prej kohësh, nga një prej “gjigantëve”, të Serie A.

Bëhet fjalë, për “Bardhezinjtë” e Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që prej kohësh kërkon shërbimet e Partey dhe tashmë ka rastin më të mirë, të mundshëm, për të përfituar një lojtar cilësor, për një shumë relativisht të vogël parashë, teksa deri më tani raportohet, se “Topçinjtë” janë të kënaqur me shifrën e 15 milionë eurove, për ta lënë të lirë ganezin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer