Të fundit:

- Advertisement -

Zbulohet identiteti/ Ky është i moshuari nga Skenderaj që sulmoi me shufër metalike një person

- Advertisement -

Sinjali të martën raportoi për një incident që ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Skenderaj, ku një i moshuar është arrestuar për shkak se dyshohet që sulmoi fizikisht një 51-vjeçar. I dyshuari me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sh. Zenelin, 65-vjeçar.

 

- Advertisement -

Zbulohet identiteti/ Ky është i moshuari nga Skenderaj që sulmoi me shufër metalike një person

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Zenelit dhe i njëjti ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Burimet e Sinjalit brenda Gjykatës kanë bërë me dije se të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Por si kishte ndodhur ngjarja?

Sipas deklaratës së viktimës dhënë organeve të hetuesisë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal të momentit.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka goditur me një shufër metalike dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili është gjetur dhe arrestuar në një lagje të Skenderajt.

 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

 

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -