E diel, 22 Dhjetor, 2024

SKANDALOZE: Caritas Kosova u pagua miliona euro nga komunat pa asnjë mbikëqyrje

Në vazhdimësi të hulumtimit të gazetarëve tonë lidhur me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, është vërtetuar nga ZKA-ja që Caritas Kosova u pagua nga Komunat e Republikës së Kosovës, vetëm në bazë të raporteve periodike që vetë Caritas Kosova i’u dërgonte Komunave. Këto raporte nuk u mbikëqyrën para se të bëhen pagesat ndaj Caritas Kosova, e gjithashtu, Komunat nuk kan angazhuar asnjë person përgjegjës për mbikqyrjen e ofrimit të shërbimeve nga Caritas Kosova, shkruan portali rajoni.org.

Pra, sipas ZKA-së, cfarëdo raporti financiar që i’u është dërguar Komunave nga Caritas Kosova, ato janë shëndrruar në fatura të pagesave menjëherë dhe janë paguar menjëherë nga Komunat e Kosovës, specifikisht nga Komuna e Prizrenit, Ferizajit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Këtë e thot vetë ZKA-ja në Raportin e saj lidhur me këto cështje.

Kjo situatë e pa-monitoruar nga Komunat, u konsiderua si një lëshim i madh sipas Raportit të Auditorit, për arsye se konsiderohej që duhet të ketë “hallkë të monitorimit” dhe nuk mundet që një Operator, të i dërgojë raporte për pagesë Komunës dhe Komuna të i paguajë pa i verifikuar aspak.

Hipotetikisht, sipas kësaj situate, Caritas Kosova do të mund të i faturonte Komunës 100,000 EURO pa kryer asnjë shërbim për ato 100,000 EUR dhe Komunat do ta paguanin.

(Foto: Shkrepje nga Raporti i ZKA-së)

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer