E shtunë, 27 Korrik, 2024

36-vjeçari s’e lë rehat ish-gruan, i thotë se do ia publikojë fotot kur ka punuar si masazhere

Jo rrallëherë ndodhë që burrat të cilët janë ndarë me bashkëshortet e tyre, shkelin urdhrat mbrojtës të lëshuar nga Gjykatat dhe u shkaktojnë frikë e shqetësim ish-partnereve.  Në shenjë revolte për ndarjen, burrat në shumë raste kërcënojnë e shantazhojnë gratë se do ua publikojnë pamjet të cilat cenojnë privatësinë dhe integritetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet të ketë ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku një burrë ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata.

Sinjali mëson se 36-vjeçari për shkak të xhelozisë dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit ish bashkëshorten e tij, duke thënë se do ia publikojë fotografitë nga koha kur ka punuar si masazhere.

Ai duke aluduar në punë jo të ndershme të ish gruas, ka thënë se e gjithë familja e saj do e marrë vesh se çfarë pune ka bërë.

Përballë kësaj situate, 37-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen e cila e ka shqetësuar tej mase.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion të Policisë, ku para hetuesve policorë ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Shkelja e urdhrit mbrojtës’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer