E martë, 16 Prill, 2024

56-vjeçari kërcënon me çekan personin që ia kërkoi borxhin e para luftës

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast jo shumë i zakontë ka ndodhur dje në Suharekë, pasi një person shkoi t’i kërkojë disa para të cilat i kishte dhënë si borxh në kohën e para luftës.

Sinjali mëson se 62-vjeçari me të arritur në rrugën ‘Nëna Terezë’, ka takuar të birin e borxhliut, i cili në bisedë e sipër dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri dhe me çekan.

I frikësuar dhe i shqetësuar nga kjo situatë, viktima ka denoncuar rastin në Polici.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në banesën e tij, mirëpo nuk është gjetur arma e zjarri, vetëm çekani.

Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, ku shihet 56-vjeçari me çekan në dorë duke u fjalosur me viktimën.

Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari ka mohuar të ketë pasur armë me vete, ndërsa ka pranuar se çekanin e ka pasur në dorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer