Javën e kaluar, zyra e prokurimit e Komunës së Skenderajt e ka shpallur fitues kompaninë “AKTIV SHPK” për ndërtimin e shtigjeve te ciklizmit ne bashkesine lokale te Qirezit, shkruan portali rajoni.org.
Tenderi të cilin e ka fituar kjo kompani e kap vlerën e 28,477€.
Në këtë garë ishte edhe grupi i operatoreve ekonomik “ZeD Architects (pronë e Zymer Delijajt – ish drejtorit komunal) dhe NNP Ndertimi” me çmim 29,944€, mirëpo të njëjtit janë eliminuar për shkak të ofertës së tyre me të lartë.
