Një lokal në Prishtinë është demoluar mbrëmë nga persona të dyshimtë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës personat që kanë demoluar objektin, kanë sulmuar edhe menaxherin e këtij lokali duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë njëri nga të dyshuarit tashmë është identifikuar.
“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia.