E shtunë, 27 Prill, 2024

Dyshime për kurdisjen e tenderit milionësh në Skenderaj, Komuna i’a refuzon ankesën kompanisë

Komuna e Skenderajt ka refuzuar ankesën e operatorit ekonomik “Lo&Risi shpk” dhe kërkesën për ri-shqyrtim lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “003 Ndertimi i urave në fshatrat Aqarevë, Llaushë, Kuqice, Terrnavc, Tushilë dhe Kllodernicë, Komuna e Skenderajt” me vlerë të parashikuar prej 950,000€, shkruan portali rajoni.org.

Në ankesën e parashtruar pranë zyrës së prokurimit të kompanisë private me bazë në Skenderaj, kjo e fundit ka pretenduar për disa pajisje të cilat sipas ankesës nuk janë në harmoni me kompleksitetin e projektit në fjalë.

“ Refuzohet e pa bazuar kërkesa për ri-shqyrtim e Operatori Ekonomik “Lo&Risi L SH.P.K.” e datës: 23.03.2024 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “003 Ndertimi i urave në fshatrat Aqarevë, Llaushë, Kuqicë, Terrnavc, Tushilë dhe Kllodernicë, Komuna e Skenderajt” me nr. te Prok: 643-24’1005-5-1-1, kundër njoftimit për Kontratë të datës: 15.02.2024 të prblikuar në platformdn elektronike e-prokurimi”, thuhet në vendimin e cili mbartë nënshkrimin e Haxhi Bejtës.

Së çfarë do të ndodh me tenderin në fjale, a do të procesohet lënda në OSHP apo do të i lihët rruga që tenderin t’a fitoj kompania për të cilin dyshohet së ishte përgaditur – mbëtet të shihet ditëve në vijim.

 

 

LEXO EDHE:

 

Nesër fillon ndërtimi i subqendrës në Likoc, tenderi u dha 461 mije euro me shtrenjët së oferta me e lire!

“Tenderi 55 mije eurosh”, Pushteti i Skenderajt e shpërblen me tender dostin e Mergim Lushtakut [DOKUMENT]

Luftë e ashpër mes oligarkeve në Skenderaj për parcelen afër tregut

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer