E enjte, 26 Dhjetor, 2024

E rëndë: Burri tenton t’i jap fund jetës duke u varur, dërgohet me urgjencë në spital

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në rrugën “Hasan Prishtina” në Ferizaj, ku një 53-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke u varur me një kabllo në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në mesditë kur viktima fillimisht kishte shkuar në puna e më pas është kthyer në shtëpi, ku edhe ka tentuar vetëvrasjen. Familja e tij u trondit pasi e kërkuan gjithandej dhe në fund e gjetën të shtrirë në dhomë.

Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë nga familjarët e tij dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer