Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së në Drenas, Driton Ajazi, ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë dhe te “Lisat Binak” në Tërstenik.
Ai ka kujtuar dëshmorët Halim Qallapeku, Hasan Hasani, Xhavit Hasani, Bedri Bazaj, Ramiz Bazaj, si dhe martirin Shaban Shabani.
Ajazi tha se ata kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës dhe se sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit të Kosovës.
Ai shtoi se kujtimi për ta duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.