Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetje për kandidatin për deputet Arian Tahiri, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme të ndryshimit politik që synohet në vend.
Në postim e tij në “facebook”, Ramiz Lladrovci i është drejtuar Tahirit me fjalët: “Arian, vazhdo, bashkë t’i themi stop krizës, ta ndryshojmë Kosovën!”, duke theksuar nevojën për bashkim dhe veprim të përbashkët për tejkalimin e sfidave aktuale.