Një grua ka raportuar në Polici se që nga nuk ka e enjtja nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin) i cili jeton i vetëm në banesë.
Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima. Rasti ka ndodhur në fushë Kosovë më ’12-13 janar, rreth orës 13:00-17:20′, sipas njoftimit të Policisë.
Vdekjen e tij ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK’së.