E hënë, 7 Tetor, 2024

“Pa të vra nuk e la”/ Konflikt mes kushërinjve, i dyshuari kërcënon me jetë 38-vjeçarin

Mosmarrëveshjet e ndryshme mes familjarëve shpesh herë përcillen edhe me të shara, ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Në raste të veçanta kur situata eskalon plotësisht, kërkohet edhe intervenimi i Policisë së Kosovës për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Zllakuqan të Klinës, ku në një ngatërresë janë përfshirë dy kushërinj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se situata mes tyre ka eskaluar, me ç’rast i dyshuari ka kërcënuar 38-vjeçarin me jetë, duke i thënë se s’do e lë pa e vrarë.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje se çfarë ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar 45-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer