Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton portali rajoni.org.
Në Polici kanë përfunduar edhe një çift bashkëshortor nga fshati Klinë e Epërme në komunën e Skenderajt, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, dje, rreth orës 11;40, shkruan portali rajoni.org.
Viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacion policor në Skenderaj, ku pas intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.