E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Trafikimi i eksplozivit – Shqipëria po i kërkon edhe dy kosovarë si pjesë e grupit (Emrat/Foto)

Për rastin e trafikimit me eksploziv, Policia shqiptarë është vënë në kërkim edhe të dy kosovarëve, një mashkulli dhe një femre, shkruan Insajderi.

Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu, tashmë janë shpallur në kërkim. Ata po dyshohen se janë anëtarë të grupit kriminal që u godit dhe u sekuestruan 46 kg tritol.

Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë.

Së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë, gjithashtu nga Kosova, dyshohet se kishin lidhje me bandat kriminale në Shkodër.

Hetuesit kanë nisur të hetojnë disa ngjarje të rënda si në Shkodër dhe në Tiranë, ngjarje të hershme me shpërthime tritoli, pasi ka dyshime se ky grup është i përfshirë.

Më 5 shkurt 2023 Policia e Tiranës ndërmori një operacion të koduar “The Same” duke goditur grupin kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova dhe arrestuar 3 persona. Të arrestuarit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç, dhe Shkëlqim Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës po lëviznin me makinë kur dhe u arrestuan në flagrancë ndërsa u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg.

Më poshtë gjeni fotografitë e publikuara nga shqiptarja.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer