E enjte, 28 Mars, 2024

Tragjike: Vdes pacienti që u hodh nga dritarja në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pacienti i cili u hodh nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Sipas SHSKUK janë marrë të gjitha masat e nevojshme, por pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer