Duket se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedir Hamza, ka filluar t`i bëj për vete edhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në punëtorinë e parë, që Hamza e ka mbajtur me qytetarët në qytetin e Gjakovës, ka marrë pjesë edhe Agon Kokaj, djali i deputetit të VV-së, Jahja Kokaj, raporton Nacionale.
Madje, në këtë punëtori ai ka diskutuar me Hamzën, duke shprehur admirim për kandidatin e PDK-së për kryeministër..
Në videon që Hamza e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, Kokaj thotë se e respekton Bedri Hamzën.
“E urrej politiken, por individin e respektoj”, thotë Kokaj në videon e postuar nga Hamza.