E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Postimi i parë i Noizyt pas lirimit, falënderon avokatin kosovar

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, sot ka pranuar të ofrojë 50 mijë euro dorëzani për të siguruar paraqitjen e tij në seancat e ardhshme gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë.
Menjëherë pas dorëzimit në polici dhe lirimit gjatë ditës së sotme, Noizy nuk ka harruar të falënderojë avokatin e tij nga Kosova, Halit Shaljani.

“Avokati ma *9 në RKS”, ka shkruar Noizy në postimin e parë të tij në rrjete sociale.

Halit Shaljani ka qenë avokati i cili ka përfaqësuar reperin Noizy për dorëzimin e tij në polici ditën e djeshme dhe në seancën e sotme gjyqësore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer