E enjte, 9 Maj, 2024

Mbështetësi i Ramiz Lladrovcit fiton tender 100 mijë eurosh në Drenas (DOKUMENT)

Komuna e Drenasit i ka dhënë kontratë me vlerë të parashikuar prej 102,500 euro, mbështetesit të kryetarit të komunës së Drenasit, Ramzi Lladrovci, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Drenasit për “Mirëmbajtje dhe riparimi i kanalizimeve fekale dhe atmosferike” në garë ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kompania që u përzgjodh është “Luigj Kastrati B.I ”, e familjes Kastrati me pronar Luigj Kastatin, me çmimin e ofertës për njësi 72.50 euro.

Kjo nuk është hera e parë që mbështetësi i Ramiz Lladrovcit fiton tender në Drenas. Pasi që i njëjti brenda tre vitesh i ka fituar mbi 6 tendere nga kjo komunë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

 

LEXO EDHE:

‘Kushërira’ e gruas së Ramiz Lladrovcit përzgjidhet drejtoreshë e bordit të drejtorëve në “Stacionin e autobusëve” në Drenas!

Tenderi për furnizim me dru, Komuna e Drenasit e paguan metrin dyfish me shtrenjet së sa çmimi në treg

Komuna e Drenasit nuk i bindet as OSHP’së, ia jep tenderin kundërligjshëm ‘dostit’ të Ramiz Lladrovcit!

“Po jam intervistuar”, Zyrtari komunal i Drenasit deklarohet për portalin rajoni.org!

“Ja nisi punës hale pa dal konkursi”, Pushteti në Drenas vazhdon të i ‘mbysë’ shpresat e kandidatëve! [FAKTE]

Dyshimet për kurdisje të tenderit – bëhet shkaku kryesor së nxënësit në Drenas po mërdhihen pa ngrohje

Alarmante: Barnat pa afat pushtojnë Drenasin e Ramiz Lladrovcit (Pamje)

EKSKLUZIVE: Gjykata anulon konkursin e ‘kurdisur’ nga drejtoria e arsimit në Drenas!

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer